Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, për shkak të ndryshimit të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut dhe borës që po mbizotërojnë në vend.
Sipas njoftimit, të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti shoferët e automjeteve, duhet të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugëve, të mbajnë distancë të mjaftueshme mes mjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen, sidomos në rrugët e mbuluara me borë.
Policia paralajmëron se për shkak të temperaturave të ulëta ekziston edhe mundësia e paraqitjes së ngricave, të cilat rrisin rrezikun për aksidente, andaj u bën apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë përgjegjësi dhe kujdes maksimal gjatë ngasjes.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit