Gjatë ditës së sotme pritet që në Kuvend të votohet për mocionin e nisur nga opozita për rrëzimin e Qeverisë.
Po ashtu, ekziston mundësia për procedimin e demarkacionit para mocionit gjë që mund të nxis reagime të ashpra nga opozita.
Policia e Kosovës është shprehur e gatshme për çfarëdo situate.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë pohuar për “Arbresh. Info” se janë të gatshëm të kryejnë punën e tyre, për sigurinë publike.
“Policia e Kosovës bazuar në mandatin e saj ligjor që ka, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në përgjigjen e policisë .
Ndërkohë, “Arbresh.info” ka siguruar foto ku shihen forca të mëdha policore përreth kuvendit dhe qeverisë.
Ndryshe, në janar të vitit të kaluar, protestat e opozitës për shkarkimin e ministrit për Komunitete e Kthim, Aleksandar Jabllanovic, si dhe për ligjin për Trepçën, patën eskaluar. Në këto protesta, patën mbetur disa të lënduar e disa të tjerë të arrestuar, përfshirë protestues dhe pjesëtarë të policisë./Arbresh.info/




Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
Sllovaki, vullnetarët pastrojnë mbeturinat e grumbulluara në...
15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues trajnohen në Danimarkë
“Deshu”, Fjolla e nervozuar me fjalët e Edit: A po don ai pu...
Mbretëria e Bashkuar ofron 600 milionë paund për forcimin e ...
Përmbyset varka, 14 egjiptianë humbin jetën në Kretë