Policia e Kosovës gjegjësisht Njësitet e Task Forcës – Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar edhe një rast të kontrabandimit me mallra.
Sipas njoftimit, sot njësitet e lartcekura kanë vërejtur një mjet të dyshuar, traktor me rimorkio të improvizuar, duke lëvizur nga fshati Tërnoc-Bujanoc në Serbi përmes rrugëve malore që lidhen me fshatin Hodonoc-Kamenicë të Kosovës, shkruan Arbresh.info
Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur të ngarkuara mallrat për të cilat i dyshuari L.I nuk kishte asnjë dokument përkatës, e që janë si në vijim: 330 sifona (mbledhëse uji) dhe 36 fontana (rezervuar uji ) për guacë të banjos.
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe do të dërgohet në Terminalin Doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...