Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, e në veçanti ndaj platformës TikTok.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim që të raportojnë në Policinë e Kosovës në rast se hasin në sfida të tilla, në mënyrë që të parandalohen pasojat të cilat mund të shkaktohen nga realizimi i tyre.
“Të dashur fëmijë dhe prindër, kujdesi në botën virtuale është po aq i rëndësishëm sa ai në jetën reale. Mos u mashtroni nga ajo që shihni në rrjetet sociale dhe mos bëni pjesë në lojëra që rrezikojnë jetën. Bisedoni hapur me prindërit dhe mësuesit tuaj – vetëm së bashku mund të mbrojmë veten dhe të tjerët”, thuhet në apelin nga policia./Arbresh.info/
Tri javë deri te afati kushtetues për presidentin, ende pa m...
Haxhiu përkujton masakrën e Polacit dhe betejën në Abri të E...
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...