Google ADS

Policia bastisë një shtëpi në Obiliq, sekuestron dy armë zjarri dhe municion

17:09 | 23 Janar 2025
E.H

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 10:00 kanë kryer kontroll në një shtëpi në Breznicë të Obiliqit.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe municion, të cilat i dyshuari i kishte ekspozuar në rrjetet sociale.

“Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme