Policia arreston një të mitur për publikim të videove me përmbajtje denigruese në rrjetet sociale

10:07 | 8 Maj 2025
E.K

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur në Graçanicë, pas publikimit të disa videove me përmbajtje denigruese seksuale në rrjetet sociale.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

“Graqanicë 07.05.2025 – 21:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar disa video me përmbajtje denigruese seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info