Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 53 vjeçarin S.Z dhe 26 vjeçarin E.Z të dyshuar për veprat penale, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, detyrim, si dhe zjarr vënie.
Sipas njoftimit të Policisë, rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore të këtij viti, shkruan Arbresh.info.
Operacioni policor është përcjellur me bastisje të katër lokacioneve të ndryshme , tre në komunën e Malishevës dhe një në komunën e Prishtinës ku janë sekuestruar:
“Një armë të gjatë të tipit, M-48, një revole të tipit TT, e kalibri 7.62mm, gjashtë copë fishekë të kalibrit 7.62mm, tridhjetedy fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dyzetekatër gëzhoja të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë bastisjeve është konfiskuar edhe një automjet të tipit pick-up që dyshihet të jetë shfrytëzuar nga të dyshuarit gjatë kryerjes së veprave, bën të ditur policia.
Të dyshuarit, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira