Policia e Kosovës, konkretisht hetues policorë kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit kanë ndërmarrë sot një operacion hetimor në qytetin e Fushë Kosovës, ku janë kontrolluar dy laboratorë të analizave biokimike, të cilët dyshohet se operonin në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Si pasojë e kësaj kontrolle, policia ka arrestuar dy persona ( pronarë të dy laboratorëve) dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit me urdhër të Prokurorisë kompetente, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, në vendngjarje janë sekuestruar pajisje elektronike, dokumentacion i ndryshëm, një vulë dhe materiale të tjera relevante për hetim.
Sipas njoftimit, të gjitha veprimet janë realizuar nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Hetimet janë në vazhdim dhe institucionet kompetente do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.”, thuhet në njoftim.
“Inkurajojmë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e shërbimeve shëndetësore dhe të raportojnë çdo dyshim për veprimtari të paligjshme pranë autoriteteve përkatëse.”, thekson Policia e Kosovës./Arbresh.info/
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...