Platforma “Liria ka Emër” e përshëndetë Deklaratën e miratuar sot nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së.
Ata shprehen mirënjohës për gatishmërinë e treguar nga Republika e Shqipërisë përmes kësaj deklarate për t’u angazhuar në marrjen e hapave të nevojshëm diplomatikë dhe politikë në forumet ndërkombëtare për të siguruar që e vërteta historike mbi luftën e UÇK-së të mos cenohet dhe drejtësia të ushtrohet në mënyrë të drejtë, shkruan Arbresh.info.
Në këtë deklaratë theksohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje legjitime dhe përfaqësuese e aspiratave të popullit të Kosovës për liri, dinjitet dhe vetëvendosje, në përputhje me parimet ndërkombëtare.
Deklarata nënvizon se lufta e UÇK-së nuk mund të barazohet me krimet e regjimit serb dhe se kërkesa e Prokurorisë rrezikon shtrembërimin e historisë.
Përmes kësaj deklarate, kërkohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë, komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet të drejtësisë ndërkombëtare që të deklarojnë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përmes një procesi të drejtë dhe të paanshëm që respekton dhe nuk cenon dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
Platforma “Liria ka Emër” falënderon të gjithë qytetarët, organizatat, grupet shoqërore dhe komunitetet në vend dhe përtej për mbështetjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar kauzën tonë për drejtësi të paanshme./Arbresh.info
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani