Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm një pjesë e fshatit Shipol, Mitrovicën jugore dhe veriore dhe Zveçani.
Kjo për shkak të plasjes së gypit kryesor të ujësjellësit 700 mm në Shipol.
“Ekipet tona ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të përcaktuar me saktësi defektin dhe për ta riparuar atë sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërprerja e furnizimit me ujë fillon nga ora 12:00. Konsumatorët do të informohen me kohë për zhvillimet e mëtejshme dhe kohën e rikthimit të furnizimit me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU Mitrovica./Arbresh.info
17 intervenime në Prishtinë e Fushë Kosovë nga erërat e fort...
Vjosa Osmani prezanton Albulena Bilallin si kandidate për de...
Zyrtari i Pentagonit: Lufta me Iranin deri tani ka kushtuar ...
Lah Brahimaj nuk garon për deputet në zgjedhjet e 7 qershori...
Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?
Dhimbje në Deçan, i jepet lamtumira e fundit Rifat Stojkajt