Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka vazhduar së zbatuari planin operativ ‘’ Skuteri’’.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, bënë të ditur se në kuadër të këtij aktiviteti policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak parregullsive të dokumenteve, policia ka shqiptuar 58 gjoba kundërvajtëse, prej tyre: drejtimi i motoçikletës pa regjistrim 19 gjoba, drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer 19 gjoba, drejtimi i motoçikletës pa helmet 20 gjoba, motoçikleta të konfiskuara 10, përcjell Arbresh.info.
Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, sipas njoftimit bënë me dije, se do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, më qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.
“Apelojmë tek motoçiklistët që ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rrëmbimi dhe vrasja e të miturës maqedonase, Grubi: Po përpi...
Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e Hamasit
Macron: Konflikti Izrael-Gaza mund të zgjasë 10 vjet
Halimi: Nesër, Liridona kthehet tek toka e çiknisë së saj, p...
Kosova, vend transiti për punëtorët aziatikë
Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet e pajetë e mitura në...