Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 13 gjoba dhe ka konfiskuar 9 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.
Policia njofton kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, shkruan Arbresh.info.
“Qytetarët inkurajohen të raportojnë shkeljet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet e raportuara ruhen në konfidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, më 15 maj 2025 ka nisur zbatimi i planit operativ “Motoçikleta 2025” nga Policia Rajonale e Ferizajt, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion./Arbresh.info/

Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë I...
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...