Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 15:00 në Mitrovicë.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.
Prekazi tha se incidenti me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur një 38-vjeçar ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në jug të Mitrovicës.
“I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Sipas informacioneve ai është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit”, tha Prekazi.
Sipas tij, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimi e të dyshuarit për kryerjen e veprës./Arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...