Policia e Kosovës raporton se të dielën në një poligon të gjuajtjes në Novobërd është bllokuar arma e të dyshuarit, me ç’rast i njëjti dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar një zyrtarë policor.
Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit është arrestuar personi i dyshuar dhe instruktori i poligonit dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje
“Novobërdë / 26.01.2025 – 19:00. Raportohet se në një poligon të gjuajtjes të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se i është bllokuar arma, me ç’rast të njëjtit dyshohet se nga pakujdesia aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka qëlluar viktimën mashkull kosovar (zyrtar të PK-së). Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit është arrestuar personi i dyshuar dhe instruktori i poligonit për gjuajtje i dyshuari mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Si prova materiale lidhur me rastin janë sekuestruar tri armë zjarri, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit