Plagoset një person në Skenderaj

22:09 | 9 Mars 2026
E.G

Një 44 vjeçar është plagosur sonte në Skenderaj.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore për Klankosova.tv detaje ka dhënë zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Shpend Fazliu.

Fazliu deklaroi se gjendja aktuale e personit të plagosur është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Në ora 21:37, në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në Shërbimin Emergjent, është sjellë një rast i plagosjes nga Skenderaj, 44 vjeçar. Aktualisht, me parametra stabil, jashtë rrezikut për jetë, po vazhdojnë ekzaminimet Radiologjike dhe trajtimi mjekësor!”, deklaroi Fazliu

Shpërndaje në rrjete sociale