Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar në Ferizaj. I dyshuari i cili është i njohur për Policinë, ndodhet në arrati.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë”.
“Ferizaj / 21.12.2025 – 23:43. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur pasi në drejtim të tij dyshohet se ka shtënë me armë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (i njohur për policinë) është në kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...