Një person ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur të enjten në fshatin Debëlldeh të Vitisë, ndërsa i dyshuari për sulmin është në arrati.
Policia e Kosovës ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë”, ndërsa viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente të Spitalit të Gjilanit për trajtim mjekësor.
Gjatë bastisjes së realizuar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, me urdhër të prokurorit kompetent, njësitet policore kanë sekuestruar një pushkë gjysmë automatike, një pushkë pneumatike, një pistoletë me gaz, 149 fishekë, tri gëzhoja si dhe dy pajisje DVR të kamerave të sigurisë.
“Fsh. Debëlldeh, Viti 18.09.2025 – 14:25. Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore në konsultim e koordinim me prokurorin gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-pushkë gjysmë automatike, 1-pushkë pneumatike, 1-pistoletë me gaz, 149-fishekë, 3-gëzhoja dhe 2-DVR të kamerave të sigurisë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...