Plagoset me armë zjarri një person në Lipjan

22:57 | 11 Qershor 2026
Q L

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Lipjan.

Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë tha se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 22:00, teksa në vendngjarje kanë dalë edhe autoritetet.

“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në një lokal në Lipjan. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale