Një person është plagosur sot me armë zjarri në fshatin Dëbëllde të Vitisë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
Hashani tha se viktima rreth 45-vjeçar është transportuar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit ndërsa i dyshuari rreth 40-vjeçar është në arrati.
“Ju njoftojme se rreth ores 14:30 Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se në fshatin Dëbëllde – komuna Viti , me armë zjarri është plagosur personi shtetas i Kosovës rreth 45 vjeq. Viktima është transportuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal–Gjilan , sipas informatave preliminare i dyshuari i njohur për policnë rreth 40 vjeq, për momentin është në arrati. Njësitet e Sektorit të Hetimeve Rajonale janë në vendin e ngjarjes dhe me autorizim të Prokurorit të shtetit janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti”, deklaroi Hashani./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?