Në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ) është zhvilluar një takim ndërmjet Komandantit të LMT-KB nga KFOR-i, Alfio Simone Signorelli, dhe ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së QKKTGJ-së, Dr. Bahrije Halili Gjocaj.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe QKKTGJ-së, si dhe për organizimin e aksioneve periodike të dhurimit vullnetar të gjakut nga pjesëtarët e KFOR-it.
Qendra për Transfuzion të Gjakut ka falënderuar KFOR-in për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm në këtë kauzë humane.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...