Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë vendim për pezullim parandalues nga puna të zyrtarit R.B. i dyshuar për ngacmim seksual në vendin e punës.
“Me të marrë një informacion të tillë, pas dëshmive të dëshmitarëve, kryetari Aliu ka marrë vendim për pezullim parandalues nga puna të zyrtarit R.B. me arsyetimin se zyrtari përkatës ka bërë shkelje të rëndë disiplinore, të paraparë me rregullativën ligjore në fuqi si dhe me qëllim që të ndërpritet vazhdimësia e shkeljes së rëndë disiplinore dhe ruajtjen e provave mori këtë vendim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.
Komuna e Ferizajt ka inkurajuar organet e sigurisë dhe drejtësisë që të zbardhin këtë rast dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë./Kallxo.com
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...