Një zyrtarë korrektues është pezulluar nga puna, nën dyshimin e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka marrë ryshfet.
Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), masa e pezullimit ndaj tij do të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër, raporton “Arbresh.info”
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka pezulluar nga puna zyrtarin, Sh.G. I njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit. Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka./Arbresh.info/
Tronditet Spanja: 25-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe ...
Hargreaves takon Radoniqin, i jep mbështetje për zgjedhjet e...
Rama ndan mirënjohje për mjekët familjarë në Ditën Botërore ...
Bellingham në krizë forme para Botërorit
Kurti: Kosova e hapur për investime dhe partneritete serioze...