Nga sot pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri.
Nga data 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të pushojë së funksionuari.
Në këtë periudhë, pikat kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë do të kryejnë përpunimin e të dhënave të udhëtarëve dhe drejtuesve të automjeteve përmes një procedure të përshpejtuar, me qëllim që të shmangen radhët dhe pritjet e gjata për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve.
Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të kalojnë pa kontrolle kufitare, shkruan A2 CNN.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes dy shteteve, e cila u nënshkrua për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur trafikun e rënduar, ka dhënë rezultate të dukshme gjatë sezonit veror, kur numri i udhëtimeve arrin kulmin. Periudhat e kalimit pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë. Nga 1 maj deri më 30 Shtator.
Pra, në total 9 muaj gjatë vitit qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga një regjim i lehtësuar lëvizjeje në kufi ndërkohë qe 3 muaj me kontrolle.
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...