Kandidati i PDK-së për Drenas, Petrit Hajdari, ka reaguar pas humbjes që pësoi nga Ramiz Lladrovci.
Ai ka falënderuar qytetarët, teksa ka uruar Lladrovcin për fitore.
Postimi i plotë:
DRENASIN E DUA EDHE KUR NUK FITOJ
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Ju falemnderit nga zemra të gjithëve për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje. Përgjatë kësaj fushate, kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort.
Ju falenderoj shumë të gjithë juve që më keni votuar e keni besuar tek unë, ekipi dhe vizioni ynë.
Por, gara e demokracia është kjo dhe unë e respektoj verdiktin tuaj.
Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese.
Ju falemnderit edhe njëherë nga zemra të gjithëve.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...