Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e tha një të vërtetë për shefin e tij, Aleksandar Vuçiq, se ishte ministër i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq dhe se vazhdon ta ketë po të njëjtën mendësi të shekullit të kaluar.
“Ofendimet ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që thotë se ai jeton në të kaluarën tregon se Vuçiqi goditi në target kur ai foli për politikanët e Prishtinës. Është interesante se si e njohu veten zonja Osmani dhe kjo është një mundësi për të mësuar një thënie tjetër serbe – një mizë i ra ariut!”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Nga Mitrovica, Osmani foli për deklaratat ofenduese të Vuçiqit ndaj kryeministrit kosovar dhe presidentit malazez, të cilët i quajti “hiena”, derisa veten e pa si “ujk i vetmuar”.
”Ne nuk duhet të befasohemi nga gjuha e ministrit të Millosheviqit. Ai edhe në vitin 2022, ai po e dëshmon regjimin e shekullit të kaluar. Një njeri që vazhdon mendësinë e Millosheviqit, nuk mund të presim se mund të flasë me një mendësi të argumentuar”, ka thënë Osmani./arbresh.info/
Osmani komenton deklaratën e Vuçiqit pasi i quajti miza Kurtin e Gjukanoviqin
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...