Në orët e hershme të së premtes një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri në Zveçan.
Pas kësaj Serbia ka vazhduar me avazin e vjetër të kërcënimeve e shantazheve ndaj Kosovës dhe sigurisë në rajon.
Por, nga deklaratat politike e duke lobuar kundër ç’njohjeve të Kosovës, dje shteti i Serbisë ka kërcënuar edhe ushtarakisht.
Shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dje ka deklaruar se shteti i tij do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë në Kosovë.
Këtë ai e ka lidhur me Rezolutën 1244 të OKB-së, sipas tij ky veprim merret në bazë të nenit 4 dhe nenin 6 të aneksit 2.
Përfaqësuesi i qeverisë së Serbisë komentet i ka bërë në kohën kur në pjesën veriore të vendit janë shtuar sulmet e grupeve kriminale ndaj institucioneve të Kosovës, si KQZ, Policia e Kosovës etj.
“Sipas njohurive tona, 300-350 policë të Kosovës me armë të gjatë dhe automjete të blinduara “pushtuan” veriun e Kosovës dhe bllokuan Mitrovicën e Kosovës. Arsyeja e inkursionit të policisë në veri të Kosovës është gjoja se shqiptarët që jetojnë aty kanë frikë nga çdo gjë që po ndodh. Po ashtu ju kujtoj se dy ditë më parë ka pasur një përballje mes Kurtit dhe qytetarëve të veriut për të detyruar mbajtjen e zgjedhjeve”, ka deklaruar ai.
Petkoviç ka deklaruar se dje rreth 300-350 forca policore janë futur në veri.
Në incidentin e djeshëm është sulmuar një polic i cili është plagosur në krah në veturën e policisë.
Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona
Në lajmet e RTK-së hyn një aktivist i PSD-së duke mbajtur në...
Reali refuzon PSG-në, Asensio do të qëndrojë në Madrid
Krasniqi për ligjin për pagat: Kurti iu dha edhe një goditje...
Konfirmon Qeveria, koeficienti nuk përfshinë shtesat e tjera
SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve