Drejtori i të ashtuquajtures zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili ka thënë se “dinari i përket shekullit të kaluar dhe kohës së Millosheviqit”.
”I vetmi që i përket shekullit të kaluar është Albin Kurti, i cili me të gjitha mënyrat po përpiqet të dëbojë nga Kosova jo vetëm dinarin, por edhe popullin serb nga vatrat e tij shekullore”, ka deklaruar Petkoviq shkruan kosovo-online.
”Kurti është ai që me politikën e tij të prapambetur, të dhunshme dhe antiserbe kërkon ta kthejë çdo ditë në një fuçi baruti gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse nuk ka politikë tjetër për t’u ofruar përkrahësve të tij, dhe kjo politikë e Prishtinës po na kthen me dekada prapa dhe në vend që të ndërtojë ura pajtimi, Kurti me veprimet e tij të njëanshme po krijon sërish një rajon krize dhe tensioni në territorin e Kosovës”, shtoi Petkoviq.
Ai pretendon se Beogradi për më shumë se dy muaj është duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme përmes dialogut dhe kompromisit për dinarin në Kosovë.
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...