Një person ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e një shpërthimi që ndodhi sot në rrugën Kaçanik – Ferizaj, saktësisht në fshatin Nikaj. Shpërthimi u shkaktua nga një bombol oksigjeni.
I lënduari është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore ka folur për Arbresh.info, drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla, i cili konfirmoi se gjendja e pacientit është stabile, pavarësisht lëndimeve të rënda që ka pësuar.
“Gjendja stabile, por me lëndime të rënda. Po vazhdon të trajtohet në Qendren Emergjente. Sipas gjitha gjasave do ta vazhdojë trajtimin në Klinikën Torakale”, deklaroi Syla./Arbresh.info
Një person lëndohet nga shpërthimi në fabrikën e bombolave të oksigjenit në Kaçanik
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...