Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në rrugën magjistrale Kaçanik–Ferizaj, në afërsi të një pompe derivatesh në fshatin Nikaj.
Si pasojë, një person ka mbetur i lënduar dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në një fabrikë për mbushje të bombolave të oksigjenit.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Arbresh.info se dyshohet që shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi.
“Sot rreth orës 11:40, jemi njoftuar se në afërsi të një pompës së derivateve në rrugën magjistrale, Kaçanik – Ferizaj, në fshatin Nikaj ka ndodhur një eksplodim, dyshohet bombol e gasit. Janë njoftuar edhe shërbimet emergjente mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në këtë rast një person është i lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në fabrikën për mbushje të bombolave të oksigjenit. Personi i lënduar pas ndihmës së parë në Kaçanik është dërguar në QKUK-Prishtinë. Për momentin, njësitet policore dhe ekipet relevante ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet hetimore dhe të sigurisë për ndriçimin e plotë të rastit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli./Arbresh.info
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...