Pesë minatorë të Trepçës, qëndruan të bllokuar për 8-9 orë në minierë.
Dyshohet se deri tek kjo erdhi si pasojë e problemeve të furnizimit me energji elektrike.
Kjo u konfirmua nga kryesindikalisti Ibrahim Jonuzi.
“Pesë pompistë kujdestarë, kanë mbetur në vendet e tyre të punës në minierë. Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të problemeve teknike me energjinë elektrike. Ata kanë qëndruar rreth 8–9 orë”, deklaroi ai.
Jonuzi tha se sipas informacioneve që ka të gjithë pompistët kanë dalë nga miniera pa asnjë incident dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre.
“Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk raportohet për asnjë pasojë”, shtoi Jonuzi.
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...
1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për...
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak