Pas përurimit të çerdhes në Kërpimeh, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përuruan edhe çerdhen në Orllan të Komunës së Podujevës.
Çerdhja në Orllan është adaptuar brenda hapësirave të Shkollës Fillore “Zahir Pajaziti”, përmes një investimi në vlerë 12 mijë euro. Punimet janë kryer nga Ndërmarrja Publike Komunale “Eko Llapi”. Aty janë dy dhoma për edukim dhe fjetje dhe një për ushqim.
Kryeministri falënderoi shumë edukatorët, drejtorin dhe gjithë stafin aty për gjithë angazhimin dhe punën e madhe që e bëjnë me punën me nxënës dhe iu dëshiroi sa më shumë suksese në të ardhmen. Ai gjithashtu përgëzoi kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi për prioritizimin që i ka bërë edukimit të hershëm, si rezultat i të cilit komuna e Podujevës, nga një çerdhe publike sa kishte, po bëhet me nëntë sosh në përfundim të mandatit të tij./Arbresh.info







Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia