Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për personin e kërkuar T.O, i kërkuar nga autoritetet moldave për shkak të veprës penale Mashtrimi Komercial, e cila vepër është e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, si Mashtrimi i konsumatorëve nga neni 292.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit T.O e ka refuzuar si të pabazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 40 ditëve nga momenti i ndalimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës./arbresh.info/
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...