Koalicioni PAN, nuk ka arritur t’i sigurojë votat për të formuar qeverinë, prandaj nuk do të shkojë nesër në seancën themeluese, seancë kjo e thirrur nga vetë ata me 24 gusht.
Kështu thotë analisti politik Imer Mushkolaj duke shtuar se PAN nuk ka arritur ta bindë AKR-në që të votojë PAN-in, dhe kjo sipas tij nënkupton dështim të seancës.
“Nesër PAN nuk do të merr pjesë në seancë, kjo tashmë është e sigurt, sepse nuk kanë arritur që t’i bëjnë numrat me AKR- dhe zotëri Pacollin dhe kjo nënkupton dështim të seancës. Edhe pse Haradinaj kërkoi që të respektohen rregullat e lojës, në bazë të Kushtetutës të zhbllokohet situata, duhet të dijë që është pikërisht PAN-i që po e bllokon situatën”, tha Mushkolaj për arbresh.info.
Sipas Mushkolajt, qëllimi i PAN-it është që të shkojë në zgjedhje të reja.
“Nëse PAN-i vazhdon me këtë idenë e bllokimit të seancave, duket se qëllimi i tyre është që vendi të shkojë në zgjedhjet e reja pavarësisht se si do të dalin nga ato zgjedhje”, tha ai.
Ndryshe, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj pak më parë përmes një konference për media bëri me dije se koalicioni PAN ‘ndoshta nuk do të shkojë nesër në seancë’./arbresh.info/
Petit mbron Arsenalin: Gjithmonë e njëjta histori
OEK: Kosova ka nevojë për stabilitet jo për zgjedhje– Qeveri...
Ministria e Brendshme në Shqipëri hap garën për Drejtor të P...
Ushtria amerikane shkatërroi komandën e Gardës Revolucionare...
Kurti takohet sërish me Abdixhikun
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro