Pas dështimit të seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, skena politike u përfshi nga akuza dhe kundërakuza mes deputetëve. Deputetja e Guxo, Donika Gërvalla, akuzoi disa kolegë nga LDK-ja se, sipas saj, janë bashkuar me Listën Serbe për të votuar për kryeparlamentaren.
Në deklaratën e saj, Gërvalla përmendi emrin e deputetit Anton Quni, duke e akuzuar se ka tradhtuar vlerat që, sipas saj, dikur i ka mbrojtur.
Reagimi i Qunit nuk vonoi. Përmes një postimi në Facebook, ai e quajti Gërvallën “dezertore”, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e saj politike.
Nuk vonoi shumë dhe Gërvalla u përgjigj duke e përmendur termin “besnikëri”, duke e akuzuar se e vë në punë veç në kohë zgjedhjesh.
“Besnikëria nuk matet në raport me shefat e partisë dhe baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe, por në raport me shokët dhe kolegët e vrarë pas shpine. Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve? Apo e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?”, shkroi ajo në Facebook.
Orë më parë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Donika Gërvallës, e cila kishte përmendur disa deputetë të LDK-së se u bashkuan me Listën Serbe për të votuar kundër saj.
Në mesin e tyre, ajo kishte përmendur edhe Qunin.
Përmes një shkrimi në Facebook, Quni tha se për të besimi dhe besnikëria janë parime thelbësore në politikë.
“Pse është e rëndësishme besnikëria në politikë? Për mua, besimi është themeli i çdo marrëdhënieje. Kjo vlen edhe për politikën. E dëgjova ankesën e deputetes Donika Gërvalla-Schwarz që nuk e votova për kryetare të Kuvendit. Kjo më bëri të reflektoj mbi një standard që unë e kam thelbësor: besnikërinë”, shkroi ai.
Lexo edhe:
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...