Një mosmarrëveshje mes dy familjarëve ka përfunduar me zjarrvënie në rrugën “Gani Daci” në Pejë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se rasti është raportuar rreth orës 11:00 të paradites së sotme.
Ai tha se, sipas viktimës së rastit, dëmi është rreth 50 mijë euro.
“Rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Gani Daci’. Dyshohet se deri te zjarri erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy familjarëve, ku njëri prej tyre ka shkuar në pllacin e tjetrit, ku ia ka vënë zjarrin disa makinave që ishin për pjesë. Sipas viktimës, dëmi është rreth 50 mijë euro”, tha Gashi.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron