Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku prezanton kryeqytetin dhe projektet e realizuara gjatë mandatit të tij.
Në mesazhin e tij, Rama thekson se Prishtina nuk është thjesht një emocion kalimtar, por përfaqëson një përkushtim të përditshëm, të ndershëm dhe të zëshëm.
“Prishtina është fryma jonë e përditshme, ritmi i punës, zëri i fëmijëve në shkolla që tash mësojnë më gjatë. Mjekët që shkojnë tek çdo derë, rrugët që janë udhë që lidhin jetën. Kjo nuk është dashni kalimtare, është përkushtim i përditshëm, i ndershëm i zëshëm. Është puna që ndien ajrin më të pastër, në parqet që frymojnë, në qytetin që po rritet me besimin tuaj”, thotë Rama në këtë video.
Ai shton se kryeqyteti po ecën përpara dhe se premtimet e dhëna po mbahen./Arbresh.info
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...