Në kuadër të zgjedhjeve lokale që mbahen të dielën, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka premtuar investime në fshatrat e Gollakut.
Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama thekson se fshatrat e kësaj zone, e meritojnë të zhvillohen edhe më shumë.
“Mirëmëngjesi Prishtina nga fshatrat e mrekullueshme të Gollakut, në këtë ditë që duket të jetë me diell, të shkojmë përpara, ta çojmë Prishtinën përpara, t’i çojmë fshatrat e Gollakut përpara”, thotë Rama.
Projektet e Ramës për Gollakun dhe zona të tjera të kryeqytetit, gjenden në platformën Prishtina Work./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...