Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, deklaroi sonte në emisionin “Rubikon” se është apartiak.
Pas kësaj deklarate, duket se ka pasur pakënaqësi të shumta nga përkrahësit dhe strukturat e partisë, shkruan arbresh.info.
I menjëhershëm ishte edhe “pendimi” i Ramës, duke reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku shprehet se është kandidat i LDK-së e që garon si pjesë e saj. /arbresh.info/
Postimi i plotë:
“Unë jam kandidat i LDK-së. Jam pjese e LDK-së ne kete garë. Garoj bashkë me listën e asambleistëve të LDK-së; shtëpisë politike të Republikës së Kosovës.
Do të jem Kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës pa anime politike por me vizion të fortë e të qartë për Kryeqytetin, qytetin e të gjithëve.”
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...