Banorët e “Kodrës së Trimave” i rezervuan pritje të përzemërt sonte kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Rama ka prezantuar para qytetarëve projektet e shumta të realizuara në katër vitet e fundit.
I pari i kryeqytetit ka thënë se katër vjet nuk janë boll, duke shpalosur premtimet për mandatin tjetër, e ku në qendër ishte ndriçimi në krejt lagjen.
“Këtu jam me banorët fantastik të Kodrës së Trimave. Kjo lagje po shndërrohet në një lagje moderne me investime të shumta në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe hapësira publike. Nga rrugët, ndriçimi, deri te shkollat me mësim tërëditor, po krijojmë kushte më të mira jetese për qytetarët. Kërkesat e qytetarëve janë prioriteti ynë. Prandaj, çdo brengë e banorëve, po trajtohet dhe do të trajtohet me seriozitet. Shihemi prap dhe ju dua!”, ka thënë Rama.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e parezervë gjatë gjithë kohës.
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...