Pas valës së temperaturave të ulëta, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me origjinë nga juglindja, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave në të dy vlerat ekstremale.
Shtypja atmosferike do të shënojë rënie duke i ruajtur vlerat e normales. Kjo situatë ndryshe e motit do të jetë gjithnjë në përmirësim sa i përket gjendjes termike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius.
Këto vlera të temperaturave pozitive do të ndikojnë në shkrirjen e ngadalshme të borës.
Moti do të mbetet kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe do të ketë reshje shiu dhe bore të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihet të ketë reshje bore të intensitetit të dobët.
Në mëngjes do të ketë ngrica të cilat do të vështirësojnë komunikacionin, kurse në shumë territore do të paraqitet edhe mjegulla si dukuri meteorologjike, thuhet në komunikatën për media të Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës.
Barcelona i ofrohet kontratë të re yllit të skuadrës
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri n...
“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët
Bayern Munich vendos për të ardhmen e Harry Kane
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...