Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e shoferit të një kamioni ka ndodhur në Rrugën e Kombit.
Në vendin e quajtur Kolsh në Rrugën e Kombit është përmbysur një kamion i ngarkuar me dërrasa.
Fatkeqësisht, drejtuesi i mjetit nuk i ka rezistuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Kamioni po vinte nga Tirana për në Kosovë dhe sipas informacioneve paraprake është përplasur me trafikndarësen.
Aksidenti ka sjellë bllokimin e korsisë së autostradës Kolsh-Kukës Morinë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit./tvklan.al
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...