Një incident ka ndodhur mbrëmjen në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku tre persona, njëri prej tyre i mitur, janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, të dyshuarit kanë sulmuar njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta dhe një thikë.
Të përfshirët në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre personat janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë / 02.05.2026 – 18:30. Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur ndërmjet vete, tre m/k, njëri prej tyre i mitur, të njëjtit kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin, duke përdorur mjete të forta dhe një thikë. Mjetet e përdorura në rast janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Të dyshuarit kanë pranuar tretmanin mjekësor. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të tre personat e dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...