Dhjetë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë përfunduar në spital pas një rrahje që ka ndodhur në rrugën “Shaban Bajraktari” në Pejë.
Sipas policisë, në këtë përleshje janë të përfshira edhe gra.
Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar, të cilët pas intervistimit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa një nga ta është ende në kërkim.
“Rr. Shaban Bajraktari, Pejë 03.01.2025 – 09:15. Raportohet se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë sulmuar fizikisht gjashtë viktimat tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Si pasojë e sulmit fizik lëndime të rënda trupore kanë pësuar të gjithë viktimat të cilët janë dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt. Kurse njëri nga të dyshuarit gjendet në kërkim. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Ministria e Familjes autorizon njësinë inspektuese për rasti...
Tragjedia në Vjenë, MPJD:Po koordinohemi me familjarët për k...
Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të v...
Gjobitet një firmë dhe punonjësi i saj për ndotje të rrugës ...
Abdixhiku reagon për vdekjen e tre kosovarëve në Austri: Dhi...
Kush është Esmail Khatib, zyrtari tjetër iranian që Izraeli ...