Një incident i dhunshëm ka ndodhur të premten në rrugën “Skënder Salihu” në Shtime, ku katër persona u përfshinë në një përleshje fizike.
Të gjithë kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri prej tyre ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Tre të tjerë morën ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti dhe sekuestruar një thikë dhe disa shkopinj, që dyshohet se janë përdorur gjatë konfliktit.
“Rr. Skender Salihu, Shtime 20.06.2025 – NN. Katër të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal, ndërsa njëri për shkak të lëndime më të rënda është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe disa shkopinj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...