Dy persona janë lënduar si pasojë e incidentit që ndodhi sot në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, pas ndeshjes Liria-Vëllaznimi.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se polcia po punon në identifikimin e personave të përfshirë në incident.
“Po sot në një ndeshje futbolli në Prizren, ku ishin të pranishëm rreth 2500 adhurues të futbollit, pati një përleshje në mes të shikuesve. Policia ka intervenuar shpejt dhe situat është qetësuar. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Polcia ka filluar një rats penal për veprën “Lëndim trupor. Lidhur me rastin policia po punon në identifikimin e personave të përfshirë në incident.”, tha Bytyqi./Arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani