Pesë person janë përleshur mes vete në fshatin Bibaj të Ferizajt dhe sipas raportit të policisë, janë shkaktuar dëme materiale.
Gjatë përleshjes është përdorur edhe një thikë, e cila më pas është konfiskuar.
Sipas Policisë, njëri nga të dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, njëri i dyshuar është ndaluar në mbajtje ndërsa të tjerët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Bibaj, Ferizaj 13.09.2023 – 00:10. Pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete. Gjatë përleshjes është përdoruar edhe një mjet i mprehtë (thikë) dhe janë shkaktuar dëme materiale. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa mjeti i mprehtë (thikë) është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit një i dyshuar ndalohet në mbajtje, ndërsa të dyshuarit e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...