Sot, me fillim nga ora 11:00, do të bëhen homazhe në Burgun e Dubravës në nderim të 118 të burgosurve të vrarë, mbi 300 të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së ndodhur 26 vjet më parë, gjatë datave 19-24 maj 1999.
Në këtë ceremoni përkujtimore pritet të marrin pjesë ish-të burgosur, familjarë të viktimave dhe të mbijetuarve, si dhe qytetarë të interesuar për të nderuar kujtimin e atyre që humbën jetën në njërën nga ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë.
Hyrja në hapësirën e Burgut të Dubravës do të jetë e mundur nga ora 10:30.
Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore për të mos harruar historinë dhe për të nderuar qëndresën dhe sakrificën e të burgosurve shqiptarë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...