Sot, në 26-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica, në Gllanasellë u mbajt një ceremoni përkujtimore pranë Memorialit.
Komuna e Drenasit njofton se në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, kabineti i tij, familjarë të dëshmorëve, qytetarë të shumtë dhe bashkëpunëtorë, të cilët me nderim e respekt u përkulën pranë varrezave të dëshmorëve dhe vendosën lule për të nderuar jetën dhe sakrificën e tyre.
“Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica janë shembull i përjetshëm i qëndresës dhe përkushtimit për lirinë e vendit. Sakrifica e tyre mbetet gurthemel i lirisë që gëzojmë sot dhe një frymëzim i pashuar për brezat që vijnë”, tha Lladrovci.
“Përkujtime të tilla janë dëshmi se kujtesa për dëshmorët nuk shuhet kurrë dhe se vendosmëria e tyre për liri do të jetojë përjetë në zemrat tona”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...