Ambasada Britanike në Prishtinë, sot ka organizuar ceremoninë e ditës së përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar.
Në ceremoni u përkujtuan të gjithë ata që shërbyen dhe humbën jetën në konflikt. Pranë memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, u përkujtuan 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR),
Ambasadori Britanik në Kosovë Nicholas Abbott tha se ushtarët do ti kujtojmë përherë.
“Ata nuk do të plaken, ndërsa ne mbetemi të plakur. Ata nuk do t’i lodhim dhe as nuk do t’i dënojmë të parët. Në perëndimin e diellit dhe në mëngjes do t’i kujtojmë ata”, raporton EO.
Ndërsa Prifti Fatmir Koliqi tha se bota nuk është ajo qe duhet të jetë dhe duhet të qëndrojnë të gjithë së bashku për paqe në Kosovë.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.
I pranishëm ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale