Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot në orën 14:00 mbledhjen e 86-të në zyrat e KQZ-së.
Mbledhja, e udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi, zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ:
Rekomandimi për themelimin e komisionit për shqyrtimin e kundërshtimeve administrative;
Rekomandim për zhvillimin e procedurave emergjente ekstreme për aktivitetet e prokurimit që lidhen me Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025.
Këshillat e KQZ
Këshilli për Operacione Zgjedhore:
Shqyrtimi dhe miratimi i specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025;
Shqyrtimi dhe miratimi i formularëve/ formave zgjedhore për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025;
Shqyrtimi dhe miratimi i përbërjes së Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025./Arbresh.info
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...